Balla përjashtohet për 3 javë nga Kuvendi
Taulant Balla
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka përjashtuar për 3 javë nga punimet e Parlamentit deputetin e Partisë Socialiste Taulant Balla. Vendimi për përjashtimin e deputetit Balla erdhi pas fjalimit të mbajtur në seancë ku po diskutohej ligji për parandalimin e pastrimit të parave. Në fjalën e tij deputeti Balla ka akuzuar qeverinë se është kthyer në një lavanteri të pastrimit të lekeve.

Ai ngriti një sërë akuzash për korrupsion dhe pastrim parash për disa nga zyrtarët e lartë të vendit, duke filluar nga kryeministri Berisha, ministri i Brendshëm, Basha, ish-zv/kryeministri Meta dhe në fund kryetaren e paralamentit Topalli.

Kjo e fundit e ka akuzuar për shpifje deputetin socialist duke e nxjerrë jashtë për thyerje të rregullores.
Shtuar më 03/03/2011, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori