Balla paralajmëron Lulzim Bashën: Kam gati një surprizë për ty
Ditën e sotme kreu i grupit paralamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar lidhur me akuzat e kreut të PD se është i përfshirë në skandalin e 3.4 milionë eurove të gjetura në dy makina "Toyota Yaris" të dielën në Portin e Durrësit.

Balla jo vetëm se deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me shumë në fjalë dhe aktivitetin e paligjshëm pro edhe "paralajmëroi" Bashën për një surprizë.

"Unë s’kam asnjë lloj lidhje ju garantoj me përgjegjësi pedale, jo mandatin e deputetit, por jam i gatshëm të më bëhet gjyqi në shesin ‘Skënderbej’ nëse kam lidhje me këtë rast"- deklaroi Balla.

"I them Bashës se i kam gjetur disa lidhje me këta persona, por do t’i ruaj për të enjten disa surpriza për Bashën..." deklaroi ndër të tjera Balla duke shtuar kuriozitetin se për çfarë bëhet fjalë. /albeu.com/

Shtuar më 26/06/2018, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori