Derbi Tirana-Partizani, dalin titullarët e takimit

Tirana dhe Partizani do të përballen në orën 18.30, në ndeshjen e vlefshme për elitën. Ky derbi do të luhet në “Air Albania” dhe vjen në një moment të rëndësishëm për të dyja skuadrat.

Bardheblutë kryesojnë me dy pikë më shumë dhe kjo sfidë mund të rezultojë vendimtare për titullin kampion, në fund kur të bëhen llogaritë. Pak më parë janë publikuar edhe rreshtimet, me trajnerin Colella dhe homologun Shehi që kanë vendosur të luajmë me më të mirët që kanë në dispozicion.

Takimi i fundit direkt ka përfunduar 2-0 për Partizanin. Kjo ndeshje do të ndiqet nga mijëra tifozë, ku shumë prej tyre kanë zgjedhur të jenë në stadium.


Shtuar 17.05.2023 17:33