Balla nuk "zhgënjen", flet si Rama e krahason Elbasanin me Athinën
Pas kryeministrit Rama që e krahasoi Shqipërinë me SHBA, dhe Balluku që na krahasoi me Madridit, Taulant Balla e ka krahasuar gjendjen e shqiptarëve me Athinën.

"Por edhe në vendet e tjera janë bllokuar rrugët, autostradat, dje u bllokua autostrada Selanik-Athinë për orë të tëra.
Por i vetmi dallim është që në këto vende askush nuk bën politikë me fatkeqësinë..."

Kryetarit i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat ka folur për menaxhimin e situatës që krijuar për shkak të motit të keq në qarkun e Elbasanit.

Balla ka theksuar se rrugët janë hapur dhe OSHEE po vijon punën për rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.

Deklarata e Ballës:

Kushtet klimaterike kurrë nuk varen nga njeriu. Reshjet e dëborës dhe stuhia ishin një dukuri që nuk ishte parë kurrë në Elbasan.

Në një kohë kaq të shkurtër kemi arritur të zhbllokojmë të gjitha qendrat e njësive administrative, tashmë u hap edhe Labinoti Mal.

Unë për 3 ditë e kam ndjekur situatën nga afër në Elbasan, Librazhd e Prrenjas.

Ndërkohë që me kompaninë OSHEE vijon puna për rikthimin e energjisë tek abonentët. Por nëse të dielën në mëngjes kishim 24 mijë abonentë pa energji elektrike, sot janë 374 abonetë pa energji dhe puna po vijon.

Unë nuk dua të bëj krahasime sepse krahasimet dinë t’i bëjnë njerëzit. Por edhe në vendet e tjera janë bllokuar rrugët, autostradat, dje u bllokua autostrada Selanik-Athinë për orë të tëra.

Por i vetmi dallim është që në këto vende askush nuk bën politikë me fatkeqësinë.

Ne kemi fatkeqësinë të kemi një opozitë që bën politikë me problematikat që sjell Zoti. Por ajo që na takon ne është të vazhdojmë të jemi në krye të punëve. Pastrimi i rrugëve po përfundon, po ashtu dhe problemet e energjisë.

Detyra jonë është t’u qëndrojmë pranë njerëzve sepse ashtu siç e kemi thënë Partia Socialiste në këto zgjedhje nuk ka aleatë, por aleatët e saj janë njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi”, tha Balla.

Sa i përket betejës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, Balla ka thënë se: “Gjithmonë gara elektorale e Elbasanit është konceptuar si e fortë, por përherë, edhe në 2017 përgjigja është ajo që dha populli i Elbasanit dhe një gjë është e sigurt, populli i Elbasanit nuk gabon në zgjedhjet e veta.

Shtuar më 16/02/2021, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori