Balla nga foltorja e Kuvendit: Basha si huligan me urdhra qorre
Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj opozitës e cila nodhet jashtë ambjenteve të këtij institucion dhe po proteston prej të 6 herë.

Balla ka cilësuar si huligan futbolli kreun e PD-së Lulzim Basha.

“Do të doja nga kjo foltore ti drejtohesha personalisht Bashës si nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitare sot në Kuvend. Kushdo e mbështet, thjesht vetëm se largon vendin nga Evropa dhe nxit destabilitetin në vend edhe sot teksa deputete e policë mund të goditen nga urdhrat qorre të Bashës”, u shpreh Balla.

“Ajo që dua të ndaj me ju sot, Basha po sillet si huligan në ndeshje futbolli, dhe djegia e mandatit po jua them nuk është fare humbje për demokracinë pasi politikanë të papërgjegjshëm si puna e Bashës as nuk e meritojnë besimin e shqiptarëve dhe as të jenë në Kuvend”, ka thënë më pas Balla.
Shtuar më 21/03/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori