Balla: Ja proces-verbali i arrestimit të Arben Ristanit (FOTO LAJM)

Proces-verbal i publikuar nga Partia Socialiste
Teksa politika shqiptare, e përfshirë në çështjet "Doshi" dhe "Frroku", kërkon me ngulm dekriminalizimin e Parlamentit dhe Administratës Publike, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla publikon proces-verbalin e arrestimit të deputetit të PD-së Arben Ristani në vitin 1994, shkruan Portali Albeu.

Në atë kohë Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve ka qënë në postin e gjyqtarit dhe është shpallur fajtor me akuzën e "dhënies së vendimit që dihet haptazi se është i padrejtë" dhe është dënuar me 5 muaj burgim.

"Ja rekordet kriminale te Arben Ristanit, i denuar ne vitin 1994 me 5 muaj burg. Ja dhe proces-verbali i arrestimit te Arben Ristanit. Ja pse dekriminalizimi eshte i rendesishem", shkruan Balla në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori