Balla ironizon në Facebook: Basha nuk bëhet dot as lider, as burrë
Pëlqej
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar mesditën e sotme deputeti socialist Taulant Balla, mbi deklarimet e ditëve të fundit të kreut demokrat Lulzim Basha kundër deputetëve socialist Arben Ndoka e Pjerin Ndreu.

Ja se çfarë ka shkruar Balla:"Lul Basha që nuk bëhet dot as lider, as burrë.

Prej ditësh po dëgjojmë një gjuhë të ashpër të Lulzim Bashës për momentin Kryetar i Partisë Demokratike, kundër dy deputetëve të Partisë Socialiste, më së shumti kundër deputetit Arben Ndoka.

Dua ta them që në fillim se dënoj me forcë çdo formë dhune fizike, edhe kur provokimet janë aq të pista, saqë prekin nderin e familjes, siç ishte rasti i fundit në Kuvend. Gjatë kohës që ishim në opozitë, me urdhër të Sali Berishës na kanë goditur shpeshherë, madje edhe në foltoren e Kuvendit në korrik 2008. Me urdhër të Sali Berishes dhe Lulzim Bashës na qëlluan dhe na vranë kater vëllezër më 21 janar.

Po shkruaj sot për të sqaruar opinion publik për disa çështje që unë kam dijeni dhe që hedhin poshtë gënjeshtrat e Lul Bashës kundër zotit Arben Ndoka.

Dëgjova Lul Bashën të thotë se zoti Arben Ndoka paska qënë Drejtor në INUK si përfaqësues i PDIU dhe më pas i PDK.

E para Lul, duhet ta dish se zoti Arben Ndoka dhe familja e tij janë themelues të Partisë Demokratike në Lezhë dhe këtë e di gjithë ajo zonë e nderuar. E dyta Lul, Arben Ndokën në atë pozicion e ka propozuar ish-ministri dhe ish-deputeti i nderuar i PD, S.O. Nuk besoj se ti Lul ke ndonjë dyshim se S.O. ka qënë ndonjëhere drejtues i PDIU apo PDK.

E treta Lul, nese ke patur ndonje rivalitet me S.O., nuk është mirë t'i fyesh edhe miqtë e tij. E katërta Lul, përpara se të bësh deklarata të tilla për PDIU dhe PDK, bëji një telefon zotit Idrizi dhe zotit Ndoka, se je në koalicion me ta. Sepse edhe po të patën gënjyer të tutë, keta dy do të të kishin treguar të vërtetën.

E pesta Lul, përpara se të shpifësh për zotin Arben Ndoka, beji një tel Zenit dhe pyete se pse i pat dërguar miq zotit Arben Ndoka që në qershor 2013 të kandidonte për partinë e babit, që sot ta ka lënë përkohësisht ty.

Si konkluzion, dua t'i them sot Lulit se njerëzit që dikur i ke patur në krahun tënd dhe kanë kontribuar për partinë që ti ke sot, e përsëris përkohësisht, nuk mund t'i besh hashër dhe të shpifësh për të nxirë imazhin e partisë kundërshtare, sepse bota është me rrota. Edhe në partinë qe ti ke sot përkohësisht, ka ish-deputetë apo ish-ministra të PS, por ne nuk i nxijmë ata, sepse respektojmë zgjedhjen e tyre", përfundon ai. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori