"Çmendet" Taulant Balla, sulmon Robert Ndrenikën
Pëlqej
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u është përgjigjur ankesave të aktorëve të teatrit gjatë mbledhjes në Komisionin e Edukimit.

Sot, Ndrenika kritikoi bojkotin e deputetëve socialistë në mbledhje, ku u diskutua për fatin e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një statusi, Balla shkruan se mbledhja ishte thirrur në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Ai thotë se PS nuk bojkoton Kuvendin, ndërsa paralajmëron aktorët se po përdoren mish për top nga opozita.

Reagimi i Taulant Ballës:

I nderuar artist i madh Robert Ndrenika,

Dëgjova nga mediat se ishit ankuar për mungesën e deputetëve të Grupit tim Parlamentar në nje mbledhje private të Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 Qershor me vendim të Komisionit.

Por për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert De Niro dhe Albana është Julia Roberts. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2018, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori