Balla i kundërpërgjigjet Ristanit: Ajo ishte një letër e sajuar
Pas deklaratës së Arben Ristanit, një kundërpërgjigje ka marrë menjëherë nga deputeti socialist Taulant Balla, duke bërë me dije se ajo ishte një letër e sajuar lidhur me mënyrën e rekrutimit të punonjësve të burgjeve. Balla ka deklaruar se letra përmes të cilës PD pretendon se denoncon punësimet nepotike në shtet është një “fabrikim i SHQUP-it”.

“Ajo ishte një fabrikim i SHQUP-it, një letër e sajuar”, është shprehur Balla.

Sipas tij, opozita ka ndërmarrë një fushatë mashtrimi ndaj shqiptarëve për interesat e një grushti të vogël njerëzish, duke zgjedhur të hedhin baltë.

“A është normale të mashtrosh shqiptarët kaq hapur vetëm për interesat e një grushti të vogël njerëzish? Fatkeqësisht, Saliu dhe Luli kanë 25 vjet që bëjnë këtë, me shpresën shpif, se diçka do të mbetet”, ka thënë Balla.

“Letra e Ristanit nuk ekziston, ajo është shtypur me kompjuter në zyrat e PD. Në SHQUP ka një zyrë të posaçme. Është e turpshme aty ku ka rënë PD. Falsifikimi i korrespondencave të zyrtarëve nuk është papërgjegjshmëri, është kriminale”, ka shtuar deputeti i PS. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2015, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori