Balla i kthehet kryebashkiakut: Ke punësuar militantë partie
Taulant Balla së bashku me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kanë shkuar ditëne sotme nw qytetin e Cërrikut.

Ndër të tjera Balla i është kthyer kryebashkiakut se ka punësuar militantë të partisë.

“Dua t’i tërheq veshin Kryetarit të Bashkisë Cërrik jo pse është i LSI-së, sepse aty ku është zgjedhur ka marrë mbështetjen tonë tre vite më parë, mbështetjen e shumicës së popullit të Cërrikut. Dhe ne duam të bashkëpunojmë në shërbim të popullit të shkëlqyer të Cërrikut.

Por, dua t’i kujtoj se reforma administrative territoriale nuk u bë për të fryrë administratën e Bashkisë me militantë partie, por për ta reduktuar atë nga njerëz që rrinë gjithë ditën kot e që marrin rrogën në bashki pa bërë asnjë punë.

Fakti që bashkia e Cërrikut e harxhon buxhetin e vet në pjesën më të madhe për paga, i ul kësaj Bashkie kapacitetin konkurues dhe bashkëfinancues me fondin e zhvillimit të rajoneve, ku bashkëfinancimi është një kriter themelor.”, deklaroi Balla. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2018, ora 17:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori