Makina përplas këmbësorin në Fier, ndërron jetë në spital

Në Fier, gjatë mbrëmjes së djeshme, një 23-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.

Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier.

Po punohet për identifikimin e viktimës.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 2.02.2022 08:37