Balla flet për 21 Janarin: Vrasja e 4 protestuesve, Berisha donte të arrestonte Ramën
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant
Balla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për 21 janarin, tha se Berisha kishte një plan B për atë protestë.
Balla shprehet se
vrasjet kanë
ndodhur kur protestuesit po largoheshin, duke shtuar se plani ishte që
vrasjet të shiteshin sikur ishin nga brenda turmës dhe çdo gjë mund të shkonte, deri në arrestimin e kryetarit të opozitës në atë kohë.
Taulant
Balla: Asnjë nga gjyqtarët dhe prokurorëve përfshirë në këtë dosje të bujshme, nuk janë pjesë të drejtësisë. Kjo tregon se çështja është trajtuar nga njerëz të përdorur nga drejtësia. Kjo çështje ka edhe urdhërues të vrasjes.
Arjan Vasjari: Nuk do ketë kurrë të vërtetë për këtë histori. Shpirtrat në paqe për viktimat. Më provokon neveri, për gjithçka ka
ndodhur.
Taulant
Balla: Pas 21 janarit, kanë
ndodhur shumë protesta akoma më të dhunshme. Këtu në këtë vend, një polic vrau një qytetar në rrugicë. Publiku kërkoi që të merret përgjegjësi deri në nivelin më të lartë.
Unë besoj se dorëheqja e ministrit Lleshaj ka qenë akt përgjegjësie e ministrit. Kurse, më 21 janar, vartësit e Bashës kishin kryer 4 vrasje. Ky person sot
Basha thotë unë jam ndryshimi. Me Sali Berishën të merret Zoti, por unë besoj se do të merret edhe drejtësia.
Po të isha unë Lulzim
Basha, në kushtet e 21 janarit, nuk do isha më në politikë. Kurse,
Basha del në televizione dhe kërkon votën për të qenë kryeministër.
Vrasjet kanë
ndodhur kur protestuesit po largoheshin.
Berisha kishte bërë gati planin B, atë për shitjen e vrasjes, ishte plan që të shitej sikur
vrasjet kanë
ndodhur brenda turmës, e që çdo gjë mund të shkonte deri në arrestimin e kryetarit të opozitës.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 22:08