Sulmi kibernetik, Peleshi: Asnjë nga sistemet tona të mbrojtjes nuk është prekur

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë i ka komunikuar gazetarëve vendimet që janë marrë ditën e sotme.

Ministrit iu drejtua edhe një pyetje në lidhje me sulmin kibernetik në Shqipëri, se kur do të kemi në panoramë të saktë nga ekspertët amerikanë dhe shqiptarë.

Peleshi fillimisht e nisi përgjigjen duke thënë se nga ky sulm nuk është prekur asnjë sistim i ministrisë së mbrojtjes dhe sigurisë dhe të gjitha kanë qenë në aktive pa ndalim.

“Te kjo pyetje e gjej veten edhe për shkak të sektorit, sepse mbrojtja kibernetike është edhe domain i mbrojtës i sigurisë kombëtare, jo në këtë rast, sepse në rastin e sulmit të fundit kibernetik nuk kanë qenë të targetuara sistemet tona të mbrojtjes ose nuk kanë arritur të depërtojnë në sistemet tona të mbrojtjes. Meqenëse ra fjala, po i konfirmoj publikut se asnjë nga sistemet tona niuk është prekur nga ky sulm, të gjitha sistemet janë në punë.

Unë nuk mund të zbardh detaje të tjera, pasi nuk lidhen me mbledhjen e fundit të qeverisë, por edhe sepse është në proces. Këto janë probleme që ndodhin gjithëandej. E kam thënë që lufta kinbernetike është aktuale tanimë. Ne jemi të vetëdijshëm që do të ketë sulme të tillë në të ardhmen, por po marrin masa për të ndërtuar mure sa më të forta”, u shpreh Peleshi./albeu.co,m