Ramos, mungesa e madhe e PSG-së në përballjen me Real Madridin

Mbrojtësi spanjoll i PSG-së, Sergio Ramos pritet të jetë mungesa e madhe e francezve në përballjen me Real Madridin.

Pas një dëmtimi muskular, mbrojtësi ka shumë gjasa mos të jetë i gatshëm për këtë takim kaq të rëndësishëm ndaj ish-skuadrës së tij që do luhet në datën 15 shkurt në kuadër të fazës së 1/16 të Champions.

Ramos ende nuk është stërvitur me bashkëlojtarët dhe mediumi francez “RMC Sport” raporton se nuk do jetë gati.

Ramos zhvilloi vetëm pesë ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, duke kompletuar vetëm dy prej tyre dhe shënuar një gol. /h.ll/albeu.com


Shtuar 5.02.2022 19:25