Balla: Bylykbashi nuk e drejton dot komisionin, të mos fyejë
Nënkryetari i Komisionit për dekriminalizimin, deputeti socialist Taulant Balla, në mesditë ka lënë mbledhjen e radhës, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e kreut të këtij komisioni.

Mësohet se ai ka qenë duke folur në lidhje me seancat e mëparshme dhe me bllokimin e procesit të dekriminalizimit, ndërsa kreu i komisionit, Oerd Bylykbashi e ka fyer. Pas tij, nga komisioni u larguan edhe anëtarët e tjerë përfaqësues të mazhorancës. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2015, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori