Jo vetëm Barcelona, edhe Reali i interesuar për Cavanin

Skuadra e Real Madrid po mendon për një lëvizje drejt Manchester United për sulmuesin Edinson Cavani.

Uruguajani është përballur me mungesë minutazhe që nga ardhja e Cristiano Ronaldos tek Djajtë dhe kështu që mund të largohet qysh në janar.

Ish-sulmuesi i PSG është paraqitur vetëm në dy ndeshje në Premier Ligë këtë edicion.

Kujtojmë që Cavanin është e interesuar edhe Barcelona.


Shtuar 30.09.2021 13:35