Balla: Berisha të sqarojë pse ndryshoi datën e lindjes
Deputeti socialist Taulant Balla ka shkruar një status në rrjetin social "Facebook" ku i ka kërkuar ish kryeministrit Sali Berisha të sqarojë se përse e ka ndryshuar datën e lindjes.

Balla shprehet se Berisha është në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit, pasi sipas tij të dhënat duhet të jenë të sakta ose ndryshe me çështjen mirret prokuroria.

Statusi i Taulant Ballës

Sapo ka filluar zbardhja e vetëdeklarimeve të gënjeshtarëve të SHQUP-it

Sipas Ligjit, personat kanë detyrim ligjor që në Formularin e Vetëdeklarimit të pasqyrojnë të dhëna të vërteta, të plota dhe të sakta. Pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në këtë formular passjell skualifikimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik.

I pari nuk ka treguar që është ndaluar dhe më pas është dëbuar nga një shtet i huaj. Tjetri ka treguar se është dënuar me burg, por nuk ka treguar se nga krimi i tij është shkaktuar një vrasje.

Eshtë edhe Saliu, ndër gënjeshtarët sigurisht.

Dil Sali trego pse e ke ndryshuar ditëlindjen!

Ose do ta sqaroj unë nesër dhe më pas do duhet ta bëjë Prokuroria. Sepse Ligji është njëlloj për të gjithë. /Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori