Balla: Berisha të ndjekë shembullin e Roshit!
Në një prononcim për mediat gjatë mesditës së sotme, nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i ka bërë apel të hapur prokurorisë që të hetojë rastin e deputetit demokrat Flamur Noka.

Flamur Noka të hetohet për falsifikim dokumentesh. Ky deputet ka fshehur të dhëna të rëndësishme. Ftojmë Prokurorinë të fillojë menjëherë verifikimin ‘kryesisht’”, ka deklaruar Balla.

“Rasti më flagrant është ai i Berishës, që fshehu ditëlindjen që ka përdorur për shumë vjet. Berisha ka bërë një shkelje të hapur të ligjit me ditëlindjen. Falsifikimi dënohet”, ka thënë Balla.

Duke qendruar ne te njejten linje, deputeti socialist i ka bërë thirrje PD që të jetë pjesëmarrëse në këtë proces verifikimi.

Duke komentuar rastin e Elvis Roshit, Balla ka thënë se “dorëheqja e tij është për tu përshëndetur”. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori