Balla: Berisha po mban peng krizën politike
Pëlqej
Taulant Balla
Berisha po sulmon Komisionin Europian pasi nuk do të pranojë se KE ia hoqi vizën shqiptarëve duke i vënë vizën atij”. Me këtë konstatim është shfaqur në fjalën e tij në seancë parlamentare deputeti socialist Taulant Balla.

Sipas tij Bashkimi Europian vendosi të refuzojë statusin e vendit kandidat pasi kryeministri Berisha ka dështuar në qeverisjen e vendit. “Berisha po mban peng integrimin pasi po mban peng zgjidhjen e krizës” theksoi Balla duke shtuar se mazhoranca po shpërfill rekomandimet e BE-së për zgjidhjen e krizës.
Shtuar më 18/11/2010, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori