Rama në një mendje me Ambasadoren Yuri Kim: Pranoj të jem nën kontroll!

Vetëm pak minuta më parë, Rama ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook menjëherë pas deklaratës se Ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

Teksa falenderon ambasadore Yuri Kim për lajmin e se SHBA do të rrisë shumën e dekalruar Rama rikonfirmon dëshirën e tij për të qënë nën “kontrollin” e tyre përsa i përket transparencës në lidhje me fondet e dhuruara në Bruksel në Konferencën e Donatorëve.

“Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt”, -shkruan Rama në mediat sociale.


Shtuar 19.02.2020 19:11