Në një prononcim të shkurtër për mediat, deputeti socialist Taulant
Balla, teksa u prononcua për reformën zgjedhore, i bëri thirrje PD që të vijnë në
komision dhe të diskutojnë
propozimet e OSBE-ODIHR.
"Kemi propozuar transparencën e fushatës, hapësirat e bërjes së fushatës. Votimi elektronik
kërkon të paktën 2 vjet kohë.
PD ka bërë kakofoni, njëherë
kërkon numërim elektronik, njëherë votim. I bëjmë thirrje PD të vijë në
komision të diskutojmë
propozimet e OSBE-ODIHR./albeu.com/
Shtuar më 17/01/2017,
ora 11:03