Balla irritohet për akuzat ndaj Lulzim Bashës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taualant Balla ka reaguar pas lajmit se Luzlim Basha është marrë i pandehur nga Gjykata për lobimin në SHBA.

Në një reagim në mediat sociale Balla akuzon Prokurinë, pas rrëzimit të akuzave për pastrimin e parave me anë të lobimit. Më tej numri 2 i PS shkruan se kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK dhe jo nga KÇK.

POSTIMI I PLOTË

L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si fallsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë dollarë & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron.

Pse në konkluzion kjo akuzë mungon? Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda.

Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, shkruan Balla.
Shtuar më 08/11/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori