BALILI/ Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë, mungon Rama
Ka nisur punimet Këshilli i Sigurisë në ambientet e Presidencës.
Mësohet se në mbledhje janë të pranishëm Meta, Kodheli, Braho, Ajazi, Gjiknuri, Llalla, Ahmetaj, Tahiri, Çako.

Këshilli i Sigurisë është mbledhur për të shqyrtuar çështjen e Klement Balilit dhe mos arrestimin e tij.

Në këtë mbledhje të rëndësishme për vendin tonë, mungon kryeministri Rama i cili mësohet se ndodhet akoma në Kosovë.

Vlen për tu kujtuar se Këllillli i Sigurisë u mblodh pas kërkesës me shkrim që kreu i Kuvendit Ilir Meta i dorëzoi Presidentit Nishani./albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori