"Balili mbrohet nga qeveria shqiptare"
Deputeti i PS Eduart Ndocaj ishte sot për vizitë në shtëpinë e familjarëve të Klemend Balilit, nga ku do të deklaronte se i shumëkërkuari nuk është “Escobari i Ballkanit” por kapedan.

Por kaq ka mjaftuar që nga Greqia të vijnë akuzat e para.

Është portali grek “EpirusPost” i cili në një shkrim të tij, thotë se shkruan se Balili ka tërësisht mbrojtje politike nga Qeveria e Tiranës edhe pse është në kërkim nga autoritetet greke dhe Interpoli.

“Tallja me rastin e Kelmend Balilit që dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Transporteve në Sarandë verën e kaluar dhe që prej atëherë është zhdukur, është tregues i qartë i qëndrimit të autoriteteve shqiptare. Hotelin Santa Quaranta e vizitoi të dielën deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj për të dhënë urimet e përzemërta për kontributin në zhvillimin e ekonomisë shqiptare”, shkruan media gerke.

Ky portal përmend edhe ngjarjen e djeshme në detin Jon, ku një skaf me tre persona në bord tentoi të trafikonte 2 ton nga Shqipëria në Itali. /Albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 23:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori