Shkrumbohet banesa në Vlorë, nënë e bir shpëtojnë pa lëndime

Një shtëpi është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Babicë të Vlorës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8:20 për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit.

Burime bëjnë me dije zjarri ka shkrumbuar gjithçka që ndodhej brenda shtëpisë, ,ku banon nënën e bir. Zjarri ka shpërthyer kur banori i banesës do ndizte bombolën e gazit për të gatuar. Në atë moment bombola ka rrjedhur gaz dhe më pas ka marrë flakë, të cilat kanë shkrumbuar banesën ku ai jetonte së bashku me nënën e tij.

Pët fat të mirë personat që ndodheshin brenda në banesë kanë arritur të dalin në kohë nga shtëpia, pa pësuar lëndme.

Zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. Zjarrfikësit kanë mundur te shuajnë zjarrin dhe kanë nxjerrë bombolën e gazit e cila duket qartë që ka çarje./albeu.com.


Shtuar 4.06.2023 09:34