Balaj transferohet nga Haga në Francë për të vuajtur dënimin
Albeu.com
Haradin Balaj është transferuar dje nga Haga në Francë për të vuajtur dënimin prej 13 vjetësh të shqiptuar nga Tribunali i Hagës për shkak të krimeve në Kosovë, njoftoi sot Tribunali.Dënimi i është shqiptuar në nëntor të vitit 2005 në procesin gjyqësor në rastin Limaj dhe të tjerët si i akuzuar i tretë.

Fatmir Limaj dhe Isak Musliu në atë proces u shpallën të pafajshëm. Në vitin 2007 gjykata e apelit konfirmoi aktgjykimin dhe dënimin për Balajn, duke hedhur poshtë ankesën e prokurorisë. (QIK)
Shtuar më 15/05/2008, ora 19:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori