"Bajrat nuk janë banda numër 1 në Shkodër, është kjo familje mafioze"
Pëlqej
Pas goditjes së bandës së Bajrave në Shkodër, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se në fakt banda më e rrezikshme në këtë qytet, është një tjetër grup.

"Opozita e ka akuzuar vazhdimisht mazhorancën që ka përdorur bandën e Bajrave për elektoratin, dhe sipas opozitës janë dy mandate që i ka dhënë familja Bajri, dhe ata si shkëmbim i kanë dhënë imunitetin.

Është interesante sepse grupi i parë që u godit në Shkodër është ky grupi që akuzohet që ka lidhje me të majtën. Ky grup u godit shumë lehtë, dhe e di pse, sepse ata ishin rrugëve pasi mendonin që kanë mbështetje dhe s’kanë prova. Safet Bajri ishte në krahun e PD-së, pjesa tjetër kanë qenë me PS-në.

Kjo tregon që ata nuk kanë bindje politike. Raporti që kam unë këtu i zv.ministrit, thotë katër grupet që janë në Shkodër, familja numër një nuk rezulton Bajri, është një familje tjetër që ka lidhje shumë të forta, ndikon në lejet e ndërtimit, e shumë punësime shtetërore. Goditja shumë mirë që u bë, por duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Krimi nuk ka ngjyrë.

Nëse deri tani do t’i shkojmë kësaj logjike, nëse u godit grupi "Bajri", po rivalët e tyre kush janë?", tha Hoxha në 5 pyetje nga Babaramo. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2018, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori