Bajram Kosumi u takua sot me Lari Rosin
Pëlqej
Albeu.com
Ne kete takim Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi bisedoi me Zv. kryeadministratorin Lari Rosin rreth përgatitjeve për takimin e radhës së Grupit të Kontaktit Plus që do të së shpejti në Prishtinë. Ndryshe në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit Plus që do të mbahet të mërkurën e ardhshme pritet një qëndrim më i qartë lidhur me të ardhmen e Kosovës. Po ashtu pritet të miratohet një deklaratë në të cilën mund të përcaktohen kornizat brenda të cilave duhet të vendoset për statusin përfundimtar të Kosovës.
Pas takimit Kosumi u shpreh se do të kërkojë që në këto korniza të qartësohet qëndrimi i faktorit ndërkombëtar për statusin përfundimtar të Kosovës.
"Do të diskutohen çështjet që do të duheshin të ishin në interes të popullit të Kosovës dhe të institucioneve demokratike të saj dhe të theksohen në takimin e Grupit të Kontaktit, i cili do të bëjë një deklaratë", tha Kosumi duke shtuar se ai do të insistojë janë dy vija. "Në njërën anë do të jap rezultatet që janë duke u shënuar në procesin e përgjithshëm, sidomos në çështjet kyçe, si decentralizimi, të drejtat e minoriteteve, dygjuhësia, gjuhët zyrtare, ose rezultatet e arritura kohëve të fundit, si emërtimet e institucioneve zyrtare, të rrugëve, ose edhe rezultatet e tjera që mund të dëshmojnë se me të vërtetë procesi është duke ecur në drejtimin e duhur", u shpreh Kosumi.
Poashtu Kryeministri theksoi angazhimin e tij për qartësimin e statusit përfundimtar:
"Do të angazhohem që të qartësohet korniza për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Që Grupi i Kontaktit të bëjë një deklaratë tash, ndoshta edhe më vonë, që gjithnjë e më tepër të qartësojë pikat kyçe, brenda të cilave do të përkufizohet statusi i ardhshëm i Kosovës", tha Kosumi.
Më tej ai përkujtoi se bashkësia ndërkombëtare tashmë është shprehur kundër kthimit në gjendjen e para vitit '99 dhe kundër ndarjes së Kosovës:
"Deri më tash janë dy pika të paluhatshme, gati të pranuara prej të gjithëve: nuk ka kthim para vitit 1999 dhe ky është një qëndrim i prerë dhe i pranuar prej të gjitha qendrave ndërkombëtare të vendimmarrjes; nuk ka copëtim të Kosovës", tha Kryeministri Kosumi, duke shtuar se kufiri i Kosovës do të jetë ky që është tash. Për pikën e tretë, shtoi ai, ende s'ka ndonjë qëndrim të qartë se cila do të jetë formula e qartë, që Kosova të mos bashkohet me asnjë shtet tjetër, në asnjë federatë dhe në asnjë union tjetër, por populli i Kosovës të vendosë vetë për mënyrën që ai vetë pëcaktohet.
Kosumi nënvizoi se nga Grupi i Kontaktit Plus do të kërkojë që të respektohet vullneti politik i popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.
Ndërkaq Zv.kryeadministratori Rosin nuk është prononcuar para mediave.
Shtuar më 07/04/2005, ora 21:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori