"Babalja”, zbardhet dëshmia e ish-kreut të Policisë së Fierit
shtë rikthyer sërish sot vëmendja te çështja e bujshme e audio-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike, e njohur edhe si "Babalja", në të cilin thuhej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ishte i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas përgjimeve të publikuar nga PD, në dosjen "Babalja" ishin të implikuar shumë zyrtarë shqiptarë, një pjesë e të cilëve janë në hetim.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Policisë së Fierit, Albert Nushi, dhe ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, të cilët kanë dëshmuar ditën e sotme te Krimet e Rënda, lidhur me audio-përgjimet.

"News24" ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së ish-kryepolicit të Fierit, i cili ka treguar se si është takuar me Fredi Alizotin.

"Isha duke shkuar në Tiranë, u ktheva të takoj Fred Alizoni. Jam kthyer nga rruga dhe jam takuar me të. Alizoti telefonoi sallën operative të bënte kallëzim. Atë e njihja për shkak të detyrës", mësohet të ketë thënë Nushi para togave të zeza.
Shtuar më 17/07/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori