Një histori tepër prekëse dhe plot emocione u transmetua në “Dua të të bëj të lumtur”.
Pas humbjes së bashkëshortes nga një sëmundje e rëndë,
Osmani i mbetur i vetëm me dy djemtë e tij të mitur, ku i kërkoi
falje djemve që nuk mundi t’iu shpëtonte të ëmën.
Në programin e Arbana Osmanit ai ka rrëfyer se për shkak të gjendjes së rëndë emocionale dhe pamundësisë ekonomike ai vendosi t’i dërgojë
fëmijët ne
jetimore kur mbeti i ve, shkruan TCh.
Osmani kishte ftuar në emision dy djemtë e tij për t’u kërkuar
falje që iu desh t’i linte në Shtëpinë e Fëmijës.
Në një letër prekëse, ai iu kërkoi ndjesë për herët që i kishte lënë pa ushqyer, për herët që i kishte lënë vetëm kur ka udhëtuar drejt spitalit të Tiranës me të shoqen, për shtëpinë që pikon dhe për varfërinë e tejskajshme.
“Babi nuk ka mundësi që t’iu siguroj një jetë të mirë. Dua shumë që edhe ju të jetoni si
fëmijët e tjerë dhe mos t’iu mungojë asgjë. Më falni që ju dërgova në
jetimore duhet të kishim qëndruar bashkë dhe nuk duhet të ishim ndarë asnjëherë”, tha
Osmani.
Djemtë pasi dëgjuan mesazhin e babait e falën dhe i thanë se e kuptojnë për çdo gjë që ka bërë e madje nuk i vënë faj për asgjë.
Gjatë bisedës me Arbana Osmanin
fëmijët treguan se nuk donin të shkonin në
jetimore dhe se iu vinte turp t’u tregonin shokëve ku jetonin. Për ta, është e rëndësishme që të jetojnë me të atin edhe në një shtëpi modeste si ajo e tyre.
Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i dhuroi 6 muaj shpenzime në rrjetin e supermarketeve “Spar” dhe veshje nga dyqani “BluKids”
Osmani u shpreh se kishte shumë dëshirë që të gjente një punë që të bashkohej me
fëmijët e tij. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2018,
ora 10:15