Babai sakrifikon veten për fëmijët
Pëlqej
Një person ka humbur jetën në Krumë të Hasit si pasojë e shpërthimit të një garanate.

Mësohet se shtetasi Musë Geca ka tentuar të nxjerrë jashtë shtëpisë një granatë të sjellë aty nga fëmijët e tij kur ajo i ka shpërthyer në dorë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se fëmijët e mitur të viktimës e kanë gjetur granatën në një vend të braktisur dhe e kanë çuar në shtëpi pa e ditur se me çfarë kishin të bënin. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2014, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori