Babai që mbajti peng të birin në Berat, goditi me sëpatë dy punonjës policie
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja në Berat ku një baba, 43 vjeçar dhunoi psikologjikisht të birin duke e mbajtur të mbyllur në banesë.

Në pranga përfundoi Admir Duro, i cili akuzohet se ka mbajtur peng djalin e tij shtetasin A.D, 17 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

"Shtetasi Admir Duro gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për tju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie", sqaron policia lokale.

Për më shumë se tri orë pasditen e shkuar, 43 vjeçari u mbyll në banesë duke kundërshtuar forcat e rendit. Ai më pas u ngjit në çati qëlloi me sende të forta policinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu u përgatit Kërkesë Padia për Urdhër Mbrojtje të menjëhershëm, për shtetasin A.D. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2018, ora 08:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori