Babai pranon: Gabimi i Ardian Bitrajt
Pëlqej
“Djali im, Ardiani, po. Ai ka gabuar”. Kështu shprehet për gazetën Shekulli, Ismail Bitri, babai i Ardianit, njeriut që akuzohet për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Pyetjes se a kishte dijeni për veprimet e të birit i përgjigjet “Jo, absolutisht jo.

Po ta dija sigurisht që do t’i kisha folur. Ardiani nuk e ka përmendur kurrë këtë muhabet. Ai ka 20 vite që punon në financa dhe ka ndërruar tri banka deri tani”.

Siç duket lojërave të fatit, Ardiani nuk u shmangej dot. Këtë e pranon edhe Ismaili, i cili shpprehet se ai luante në bastet e sporteve. Në një moment ngjan sikur ky ishte pohimi i fundit i vlonjatit që edhe kaq i dukej sikur foli shumë dhe do t’i prishte punë të birit.

“Na kanë thënë të mos flasim me gazetarët, madje me asnjeri, sepse kjo është çështje që prek Sigurinë Kombëtare”. Mirëpo, shprehja se halli e detyron njeriun të flasë përjetësohet në atë moment, kur Bitri qahet se s’po e takon dot djalin.

"Ardiani ka 3 djem dhe ende nuk i ka parë. As unë s’po e shikoj dot që në momentin kur e arrestuan. Po më e forta është që as avokatin, Muharrem Kushen, nuk e lenë ta takojë Ardianin, në burgun 302." shprehet Ismail Bitr
Shtuar më 13/08/2014, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori