Pas disa vitesh kërkime, i vihen prangat mbretit të “Ndranghetës” në Argjentinë

Një 68-vjeçar, udhëheqës i mafies italiane i shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2015, është arrestuar nga policia e Argjentinës ditën e djeshme. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Carmine Alfonso Maiorano, i cili është i akuzuar për veprën penale të trafikut të drogës dhe armëve të ndryshme.

Maiorano, i cili ishte në kërkim të policisë prej vite, një udhëheqës 68-vjeçar i mafies italiane ‘Ndrangheta, u kap të mërkurën e kaluar në qytetin Guernica në provincën e Buenos Aires, thuhet në deklaratë. 68-vjeçar me origjinë italiane është akuzuar nga autoritetet ndërkombëtare për kryerjen e operacioneve të trafikut të drogës dhe armëve midis Amerikës Latine dhe Evropës.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, e njohur zakonisht si Interpol, e konsideron ‘Ndrangheta’ si “një nga organizatat kriminale më të gjera dhe më të fuqishme në botë”. Një urdhër-arresti ndërkombëtar u lëshua për Maioranon në vitin 2015 dhe Interpoli filloi një përpjekje në vitin 2020 për të koordinuar përpjekjet ndërkombëtare për të shuar grupin kriminal.

Mafia ‘Ndrangheta’ u vendos në Argjentinë disa vite më parë, thuhet në deklaratën e policisë, duke vepruar së bashku me homologët shqiptarë në Evropë. I arrestuari është vënë në dispozicion të Gjykatës Federale Penale dhe Korrektuese të Argjentinës.


Shtuar 1.11.2022 15:56