"Babai juaj ndërron jetë për pak orë", rrëfimi rrëqethës i pacientit me COVID
“Kam parë astronautët të hynin në dhomën time të spitalit. Nëse do të takoja mjekun që më shpëtoi jetën në rrugë, nuk do ta njihja atë.”

Kështu përshkruhet vetmia e pacientëve me koronavirus në spitalet që kurojnë të infektuarit, nga Luca Paladini, një 50-vjeçar nga Milano. Paladini dhe e gjithë familja e tij u infektuan. Babai tregon ai në një moment ishte në gjendje kritike, saqë një infermiere i ofroi mundësinë për të bërë thirrjen e fundit me video.

Një sfidë me fatin – Kjo sfidë me fatin për blogerin dhe aktivistin, Luca Paladini fillon në fund të marsit, kur babait 84-vjeçar të tij i fillojnë ethet. Ai jetonte në shtëpi me gruan e tij, e cila kurrë nuk kishte simptoma. Pak kohë më vonë ajo do të zbulohej se ishte “pacientja zero” e familjes. Ajo e kishte kontraktuar virusin pasi shkoi në spital për të bërë kimioterapi. Ky ishte rasti tipik i pacientit asimptomatik.

Babai pozitiv – Pas ditëve të etheve dhe vështirësive në frymëmarrje, babai i Lucës është dërguar në spitalin Sesto San Giovanni dhe del prej aty pas shtatë orësh. Nuk i ishte bërë tamponi dhe i ishte dhënë vetëm një diagnozë thjeshtë për bronkit. Por ai ridërgohet sërish pas 48 orësh sepse situata e tij përkeqësohet. Këtë herë ai është shtruar në spital, në San Carlo në Milano ku në 20 minuta diagnoza rezultoi e ndryshme: pneumoni bilaterale dhe babai i tij rezultoi pozitiv me COVID-19.

Tampona dhe thirrje telefonike – Më pas Luca, i cili kishte ethe dhe nëna e tij që kishte qenë afër babait bënë tamponin. Më pas nënës së tij i rezultoi se ishte pozitive dhe ende duke pritur përgjigje për tamponin e tij, Luca merr një telefonatë. Ishte një mjek nga San Carlo, spitali ku babai i tij ishte shtruar në spitalin COVID.

Telefonata e cila u supozua e fundit- “Z. Paladini babai juaj pati një kolaps në mushkëri, është çështje orësh”, i thoptë mjeku në anën tjetër të telefonit, Lucas. Atij iu tha gjithashtu se nëse dëshiron, mund ta shohë një herë të fundit, përmes një video call. Luca pranon që nëna e tij të flasë me babain, por ishte në dilemë nëse do t’ia bënte të qartë që nga ekrani i një telefoni celular do të ishte hera e fundit që ajo do të shihte burrin me të cilin ndau jetën.

Luca vendos të jetë e sinqertë dhe sipas fjalëve të tij telefonata që e quan “thirrja e keqe” zgjat më pak se një minutë. Babai nuk ishte i kthjellët dhe nuk kuptonte. Ai dhe nëna bërtasin fraza si “unë të dua”.

Thirrja në spital nuk do të vijë kurrë – Ndërkohë, tamponi i Lucës rezultoi pozitivë. Me nënën e tij në një gjendje konfuzioni, ankthi dhe marramendjeje, ai kthehet në shtëpi, duke pritur një telefonatë nga spitali për të mësuar vdekjen e babait të tij, sepse kjo ishte ajo që ata thanë.

Të nesërmen edhe Luca gjithashtu filloi të ketë ethe, por lajmi ngushëllues është se thirrja telefonike se babi ndërroi jetë nuk kishte ardhur dhe nuk do të vijë kurrë. Babai i Lucës reagon dhe paraqitja e tij dëshpëruese po fillonte të përmirësohej.

“Më premtoni se do të takohemi përsëri”- Pavarësisht nga vështirësitë e dukshme në qëndrimin për faktin se ndodhet në kujdes intensiv, Luca gjatë qëndrimit të tij ka qenë gjithmonë i kthjellët dhe i vetëdijshëm për atë që po ndodhte rreth tij. Për këtë arsye ai kujton momentin kur e kishte gjetur vetën krah një burri 41-vjeçar me të cilin mezi kishte kohë të prezantonte veten dhe të shkëmbente dy fjalë, shkruan panorama.

Së pari shikon Lucën, i buzëqesh dhe i thotë: “Më premto se do të takohemi përsëri”. Luca thotë se ishte i tronditur nga ajo frazë që fsheh gjithë vetminë dhe dëshpërimin e pacientëve me COVID.

Sfida nuk ka mbaruar – Tani Luca ka dalë nga njësia e kujdesit intensiv dhe është duke pritur për tamponin e fundit që vërteton se është negativ. Babai mundi COVID por sërish imuniteti i tij mbetet i dobët.

Ai do të vendoset në një strukturë rehabilitimi, në ato vende që megjithatë frymëzojnë pak frikë sepse në të kaluarën e fundit ka pasur shpërthime vdekjeprurëse.
Shtuar më 08/05/2020, ora 19:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori