Babai i Xhaferr Matës në dhimbje: I kam çuar fjalë familjes së Xhuljetës
31-vjeçari Xhaferr Mata i mori jetën 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, e cila ishte nisur për në provimin e Maturës Shtetërore.

Rasti akoma vazhdon të trondisë shqiptarët, por më të prekurit nga kjo tragjedi janë familjarët e dy viktimave.

Ndwrkohw babai i Mataj tregon se i ka cuar fjalw babit tw Xhuljetws pwr tu takuar edhe folur.

“Jam në pritje të një përgjigjeje. Përmes një njeriut tim, i kam çuar fjalë babait të vajzës. Tani po pres që të takohemi dhe të bisedojmë”, shprehet Taip Mata.

Ai thotë që ende nuk është momenti për të folur rreth ngjarjes së rëndë që ka ndodhur shkruan Panorama.

“Çdo fjalë e thënë pa menduar, në mërzitje e sipër dhe në trishtimin që na ka rënë për pjesë të përjetojmë, do na rëndonte më shumë ne dhe ata”, shprehet ai.

Shtuar më 15/06/2018, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori