Babai i vrau të dashurin, vajza kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje
Pëlqej
Një histori dashurie ka përfunduar në tragjedi në Tiranë.

38-vjeçari Olsi Lelo ndërroi jetë sot në spital pasi u godit disa herë më thikë në zonën e "Astirit" në Tiranë nga 51-vjeçari Rezmi Çaushaj.

Vajza 23 vjec e 51-vjeçarit ka pasur një lidhje me Olsi Lelon, dhe Rezmi Caushaj ka qenë kundër.

Ai kishte tentuar disa herë t’i ndajs ndërsa të mërkurën e ka thirrur 38-vjeçarin në një kafe, për të folur.

Ndërkohë mësohet se ai e ka dhunuar edhe vajzën disa herë, madje ajo kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori