Babai i vajzës së vrarë nga bashkëshorti: Mikeli i droguar, e nxorra nga burgu
Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Korçë, ku Mikel Xhiko vrau me thikë bashkëshorten e tij, Yllka Xhikon dhe më pas edhe veten, ka reaguar babai i vajzës, Emin Koçibelli.

Gjatë një interviste që ai ka dhënë për "Neës 24", është shprehur se është tronditur nga ngjarja. Koçibelli tregon se Mikeli nuk ishte shfaqur kurrë i dhunshëm, apo në depresion.

Ai tregon se ata ishin në mëngjes te shtëpia e tij për vizitë. “Jam i tronditur nga ajo që ka ndodhur. Mikeli nuk ka shfaqur kurrë shenja depresioni ai ishte tek unë për vizitë në mëngjes, pastaj u larguan që të ndërronin bravën e derës së banesës”, tha ai.

"Xhiko ka patur probleme me drogën. Ka qenë disa herë në burg për vjedhje. Kam paguar vetë që të dilte nga burgu. Vajzën e mbajtëm ne, se po të kishte ikur edhe ajo do ta kishte vrarë", vijon Koçibelli. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2016, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori