Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg” për reperin
Stresi, i cili arrestua ditën e djeshme në një hotel në Linzë në shoqërinë e një vajze 20-vjeçare me inicialet P.Ç.
Arkimed Lushajt do t’i duhet të përballet me drejtësinë nga brenda qelisë së burgut, pasi atij u gjet një armë pa leje si edhe sasi kokaine gjatë kohës së arrestimit.
Ai ishte nën përgjim prej disa muajsh dhe ishte kapur teksa komunikonte me disa persona për trafikun e drogës sipas policisë/
Në përgjimet të prokurorisë, rezulton se
Stresi ishte në dijeni që ishte në përgjim dhe u ka
kërkuar ndihmë Bajrajve.
Ai mësohet t’u ketë telefonuar duke i
kërkuar ndihmë për të shkuar jashtë vendit.
Por, babai i tij Sali Lushaj, ka reaguar në lidhje me përgjimet që janë bërë publike, se i biri ka komunikuar në telefon me anëtarë të fisit
Bajri ku i tregonte se po e kërkonte policia.
Ajo mohon që
Stresi t’u ketë
kërkuar ndihmë grupit kriminal.
"Ata që janë të interesuar të shpifin, të shikojnë reklamën e lokalit atë natë”, thotë ai duke shtuar se telefonata me pjesëtarët e familjes
Bajri ka ndodhur për të
kërkuar pagesën, lidhur me një performancë të Stresit në lokalin e tyre.
Shtuar më 20/10/2018,
ora 13:07