Babai i shqiptarit me kokë të prerë: Ja çfarë dua nga shteti shqiptar
Kujtim Tërpollari, babai i Bledar Tërpollarit i cili u gjet me kokë të prerë në Greqi dhe autorët akoma nuk dihen shprehet se nuk mund tia lërë djalit varrin pa kokë.

Në një intervistë për Panorama, Kujtim Tërpollari tha se e kanë varrosur djalin pa kokë në Varrezat e fshatit Backë të Skraparit.

"E kam varrosur djalin pa kokë dhe ky është turp. I bëj apel shtetit që ta gjejë kokën e djalit dhe autorin e vrasjes", tha ai.

Kujtim Tërpollari foli edhe për atë se djali i tij ishte përfolur se është marrë me drogë.

"Nuk është e vërtetë se djali im është marrë me trafik droge. Nëse kjo do të ishte e vërtetë familja jonë nuk do jetonte në gjendje të tmerrshme ekonomike. Ne jetojmë me 8 mijë lekë në muaj", tha Kujtim Tërpollari.

Ai theksoi se kërkon nga shteti të bëjë tepër për zbardhjen e vrasjes së djalit. /Albeu.com/
Shtuar më 19/05/2016, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori