Babai i një fëmije të mitur, ky është fadromisti që u vra në Mat (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një konflikti me armë që ndodhi disa minuta më parë në fshatin Shëlli të MAtit.

Personat që janë bërë shenjëstër e të shtënave kanë qënë duke punuar për hapjen e rrugës që lidh dy fshatrat Shtjefën-Shëlli, dhe në orarin e pushimit janë futur në një lokal aty pranë.

Në këtë moment Kujtim Koxha që ishte konfliktuar me ta pak më parë është kthyer me një armë dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre.

Viktima në vendgjarje është Mentor Hoxha. Hoxha mësohet se punonte si fadromist dhe ndodhej në Shëlli për hapjen e rrugës.

Ndërkohë ai në fotot e postuar mësohet se sapo ishte martuar dhe ishte baba i një fëmije të mitur.

Ndërkohë policia raporton se ka humbur jetën edhe një i plagosur i dytë gjatë transportimit për në Tiranë me helikopter. /albeu.com/



Shtuar më 11/10/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori