Babai i jep kurajo Stresit me këngën e tij dhe ka një mesazh për Taulant Ballën (VIDEO)
Pëlqej
Sali Lushaj, babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe edhe si Stresi e ka cilësuar një hakmarrje politike arrestimin e djalit të tij, 24 orë pas kallëzimit ndaj Taulant Ballës.

Ky i fundit e quajti Lushën "pjesetar të bandës së Saliut" duke bërë që babai i Stresit ta kallëzonte.

Në një status në Facebook, Lushaj i jep kurajo Stresit duke i kujtuar këngën e tij "Mos u dorëzo".

Postimi i Lushajt

Pershendetje Miq !Besoi po shikoni e ndigjoni ca perralla qe na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi.

Ka dy dite qe ky pushtet po merret me djalin tim Stresi .Cdo gje e sajuar . cdo gje e pregatitur nga mllefi qe u terbuan qe une i bera Balles nje padi ne gjykate.

Keta filluan te hakemerren brenda 12 oresh.Aspak e vertete se qenka grup kriminal.

Nje shpifje e felliqur. Askush nuke eshte ndaluar tjeter e sdo te dale ne kte loje te felliqur e te pregatitur. Grup kriminal i madh shume pa asnje tjeter.

Por ne kurre sdo te mund te na thyejne e te na perkulin para keti regjimi te flliqur.

NE KEMI DUART E KY REGJIM KA HEKURAT .KURRE SDO ME MPOSHTIN MUA E AS FAMILJEN TIME.

VETEM DUA TI THEM DJALIT TIM MOS U DOREZO PARA KETYRE FALANGAVE SE JEMI TE FORTE.

KENGA QE KE KENDUAR MOS U DOREZO KJO ESHTE .TI PER MUA JE GJEJA ME E SHTREJTE SE LINDE NE INTERNIM DHE ME GJITHE ATO VUAJTJE SMU NDAVE NGA BINDJET E MIA POR ME MBESHTETE DERI NE KTO MOMENTE.

DhE NE DO TE MBESHTESIM E DO JEMI ME TY. TE DUAM FORT.
Shtuar më 19/10/2018, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori