Babai i Fatjon Xhyliut: Punoi në Greqi për familjen, nuk e di sa para solli...
Kujtimi dhe Lumturia, prindërit e të arrestuarit Fatjon Xhyliui dyshuar si një nga organizatorët e grabitjes së 3.2 milionë USD në rrugën e Rinasit, e kanë të pamundur ta besojnë se djali i tyre është i implikuar në këtë krim. Kujtim dhe Lumturi Xhyliu shpresojnë se ai e ka pranuar grabitjen ndikuar nga presioni dhe shtrëngimi që i ka bërë Policia.

Kujtim Xhyliu shprehet ndër të tjera: “Djali ka mbaruar të mesmen dhe punonte si polic privat. Në muajin tetor ai u shkëput, meqë ishte koha e rrushit dhe shkoi në Greqi se e kishte punën gati. Atje punoi për tre muaj se pasaporta aq e lejonte. Punoi në kantinë vere, dhe u kthye për Vit të Ri. Me ato para që mori andej mbante shtëpinë, ruante edhe shpenzimet e djalit, por në të njëjtën kohë nusja e tij ka një sallon bukurie në Tiranë ku punon dhe nxjerr fitime normale.

Sa para solli nga Greqia?

Për këtë vetëm të gënjej. Nuk e pyesja, sepse më dukej sikur i kërkoja ndihmë. Nuk di ç’të them për këtë. Jam i pasaktë. Ai çfarë fitonte e mbante bashkë me të shoqen. Me atë fliste e bisedonte sa kishin e për çfarë investonin. Nga unë ai djalë është ndarë, pra nuk është trung familjar me mua. Të gjitha fitimet e shpenzimet i kishte më vete.

Nga djali im nuk kërkoj asgjë por dua t’i them që ne do të jemi në krah të tij dhe nuk e braktisim”./Panorama
Shtuar më 16/02/2017, ora 08:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori