Babai i Ergi Dinit fjalë prekëse për “heroin” nga Velipoja: Ah, djemtë tanë
Shpërthimi i fuqishëm i cinsternës së gazit në Velipojë, është cilësuar si një nga ngjarjet që ka tronditur mbarë opinionin. Për pasojë nga shpërthimi ndërroi jetë pronari i resortit, Besnik Zenuni ndërsa djali i tij që u hodh mes flakëve për të shpëtuar të atin, gjendet në spital.

Ky veprim heroik i djalit Hektor Zenuni, ka tërhequr vëmendjen e babait të këngëtarit të ndjerë Ergi Dini që humbi jetën në një aksident me motor. Dashamir Dini ka shkruar se djem si Hektori të kthejnë besimin tek brezi i ri.

Statusi i plotë në “Facebook”:

AH,DJEMTE TANE! Kushtuar djalit te mrekullueshem Hektor Zenuni Ah,djemt tane!Krenarija,por jo rralle edhe turpi i baballareve.
Na deshperojne kronikat e zeza te TV-ve,kur shohim se djali vret prinderit,se nje tjeter vret nenen,se nje i trete merr pistoleten dhe qellon mbi te emen e vret pa meshire babain…E keshtu me radhe. Dhe deshperimi u shtohet halleve te tjera,e na ben te mbytemi ne mosbesim per te ardhmen,ne mosbesim per “brezin qe po rritet”…

Por Hektor Zenuni,biri i pronarit fatkeq qe humbi jeten ne incidentin e Restorant “Kavaljeros” ne plazhin e Velipojes ne Shkoder,para pak ditesh,thote:”Jo!Nuk eshte ashtu!”. Ai sulet permes flakeve qe kishin perfshire lokalin,per te shpetuar te Atin, i vetedijshem se po hynte ne gojen e vdekjes se sigurte edhe vete,duke i ofruar fatit jeten e vet,per ate te Babait.

A duhet ta quaj hero?Jo! Eshte shume me shume, Eshte Modeli i nje Djali te Mrekullueshem,qe ne te gjithe e enderrojme dhe perpiqemi ta krijojme tek djemte tane,me shembullin me te zgjedhur nga vetja dhe dashurine pa fund

Nuk e kam njohur asnjehere me pare kete Djale simpatik,me trup atleti dhe fytyre njerzore. Sepse djemt e mire te tille jane.Te thjeshte dhe te padukshem,siç eshte vete shpirti i mire shqiptar. Nje Djale te tille kisha edhe une.Nje djale te tille ke edhe ti…edhe ti… edhe ti…/albeu.com/
Shtuar më 31/07/2017, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori