Babai i drejtoreshës së Tatimeve: Nuk jam përgjegjës sigurie në BSH
Pëlqej
Pas akuzave të ardhura dy ditë më parë nga Sali Berisha, kundrejt të atit të Briseida Shehaj, një kundërpërgjigje ka ardhur dhe nga ky i fundit, i cili i'a ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Dy ditë më parë, Berisha tha se Prokuroria duhet të hetonte të atin e drejtoreshës së përgjithshme të Tatimeve që punon në Bankën e Shqipërisë.

Pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha ka reaguar Ibrahim Shehaj, babai i Briseida Shehaj. Ky i fundit, akuzat e tij i ka cilësuar si një armë për të goditur drejtoreshën e Tatimeve.

“E para, unë nuk jam përgjegjës sigurie në Bankë. Unë jam një specialist që përgjigjet për tjetër gjë. Unë deri në vitin 2007 kam qenë nëndrejtor.

Pas vitit 2007, kur ndryshuan drejtuesit, nisa punë si specialist i thjeshtë. Kam detyrat e mia, në bazë të rregullores të Këshillit Mbikëqyrës dhe në bazë të manualit të vendit të punës.

Nuk jam shef i sigurimit të objektit, nuk kam detyra fare për Thesarin, pasi kam detyra të tjera. Por ish-kryeministri, si kriminel që është, kërkon që të gjithë përgjegjësinë e emërimeve që ka bërë vetë ta kalojë tek unë.

Fakti është që punoj në Bankë që në mars të vitit 1994. Më ka marrë në punë ish-guvernatori i Bankës, Dylber Vrioni, ish-kreu i PD-së për degën e Tiranës. Deri në mars të vitit 2007, kam qenë nëndrejtor", tha më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori