Babai i dehur kërcënon familjen, djali tenton ta vrasë
Pëlqej
Rastet e dhunës në familje po marrin përmasa të frikshme në vend. Policia e Krujës ka parandaluar një krim brenda familjes, në një banesë në afërsi të komisariatit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në familjen Balla, ku djali ka tentuar të vrasë me thikë babain e tij.

Sipas policisë, shtetasi Ilber Balla ka shkuar i dehur në banesë dhe ka kërcënuar me thikë të gjithë familjen. Për të mbrojtur familjarët e tjerë, djali i tij Fatjon Balla ia ka marrë thikën nga duart dhe ka tentuar të vrasë të atin.

Familjarët kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur një tragjedi në familjen Balla.

Ndërkohë mësohet se shtetasi Fatjon Balla është shoqëruar në komisariat, ndërsa pritet të përballet me drejtësinë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori