Babai i 24-vjeçarit që u vra në Itali: 4 ditë të zeza pa djalin tim

Ilir Berisha është 24-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Itali me dy plumba në gjoks.

Familja dhe babai i tij ka shprehur dhimbjën e madhe në Facebook me fotot e të riut dhe detikime.

“Sa t’kem jetën me jetue kurrë s’ku me t’harrue un për ty kam me jetue tona hallet ku me ti marue.

Dej sa të des s’kam mu gzue’, -shkruan babai, i cili jeton në Fier.

Vetëm pak orë më parë ai ka postuar një tjetër mesazh kushtuar të birit, duke shoqëruar me një foto të tij, ndërsa shkruan: “4 dit të zeza kan kalu, 4 dit pa djalin tim, jet e poshter fat i zi”.

Familja Berisha prej 4 ditësh ka hapur dyert e mortit në pritje të trupit të pajetë të djalit të tyre. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2017, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori