Baba i dy fëmijëve, vdes tragjikisht shqiptari në Itali
Një shtetas shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ndërkohë që po punonte në një kantier ndërtimi në Itali, në provincën e Varese-s.

Viktima është një 48-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.00 të mëngjesit të sotëm. Shqiptari ka rënë nga çatia e ngrehinës prej 4 metrash lartësi, duke ndërruar jetë menjëherë.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se i ndjeri banonte në Busto Arsizio dhe ishte babai i dy fëmijëve.

Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer ekspertizën.
Shtuar më 21/05/2019, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori