Një krim i dyfishtë tronditi sot Vlorën, nga ku mbetën të vdekur dy 32 vjecarë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në
fshatin Gjorm, ku
autori i krimit, Artion Shenaj ka vrarë me kallashnikov shokun e tij Mariglen Memën, e më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.
Mësohet se
autori i ngjarjes kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Franca, ku sipas burimeve ka qenë në burg me precedentë penale për lëndët narkotike, ndërkohë që Memaj ishte prind i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, ndërsa
autori ishte beqar.
Gjithashtu Memaj kishte qenë emigrant në Itali si dhe i burgosur në Itali, edhe ai për lëndë narkotike, por më pas ishte kthyer të jetonte në
fshatin e tij.
Burime zyrtare raportojnë se ka dyshime që konfliktet mes tyre kanë qenë të vjetra dhe se mendohet që ka të bëjë me pazaret e drogës, ndërkohë që të dy palët kanë qenë dhe fqinj me njëri-tjetrin. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018,
ora 20:52