Baba Edmond Brahimaj uron besimtarët për Sulltan Novruzin
Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka uruar sot të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë me rastin e Festës së Sulltan Novruzit. 22 marsi festohet edhe në teqetë e tjera bektashiane brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Në këtë fillim pranvere, besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta rigjallërimin e besimit te vepra dhe fuqia e Zotit e bashkë me të rigjallërimin e shpirtit dhe të shpresës për jetën, për të ardhmen. Edhe në këtë ditë, të gjithë shqiptarët janë bashkë për të kremtuar, e për t`i shprehur njëri-tjetrit urimet më të ngrohta dhe mesazhet e paqes, të dashurisë, të mirëkuptimit dhe të harmonisë, po ashtu të besimit te mirësia dhe te dashuria njerëzore. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2012, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori